244 vite SHBA, Yuri Kim: Qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë

4 Korrik 2020 | 08:21

Në 244-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se SHBA do të vijoj të jetë krah Shqipërisë për ta bërë atë një aleat edhe më të fortë.

Nëpërmjet një video-mesazhi, diplomatja Kim tregoi rëndësinë që ka zbatimi i reformës në Drejtësi në Shqipëri, teksa kujton se në vitin 2016 u hodh hapi i parë drejt drejtësisë së re në vend.

“Në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi njëzëri reformën në drejtësi, vendi hodhi hapat e parë drejt vendosjes të drejtësisë së re në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të vendosur me vendosmëri sundimin e ligjit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate! Por, si gjithmonë, SHBA do të vazhdojnë t’ju mbështesin!

Ambasadorja amerikane theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të qëndrojnë në krah Shqipërisë edhe në rrugëtimin e saj drejt BE-së në miratimin dhe konsolidimin e reformave.

“Historia ka treguar që në momente vendimtare, SHBA dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot, dhe do të qëndrojmë me ju nesër, si aleatë, të fortë, të lirë dhe të vendosur për të formuar një bashkim më të përsosur”, shprehet ambasadorja.

Mesazhet e urimit për ditën e themelimit të kombit më të fuqishëm të globit e bënë edhe liderët shqiptarë. Ilir Meta nëpërmjet një mesazhi drejtuar Presidentit Amerikan, Donald Trump i shprehu atij vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah SHBA-ve në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq.

Grupi të urimeve iu bashkua edhe kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ku nëpërmjet mesazheve të tyre vlerësuan miqësinë ndërmjet dy vendeve.

 

Lexoni gjithashtu:

244-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Meta i shkruan Trump: Të vendosur për të qenë krah jush

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026