Të hënën rinis transporti urban, rregullat që duhen zbatuar
Bashkia Tiranë dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ) njoftuan të shtunën se nga data 6 korrik do të rinisë shërbimi urban.
Fillimisht Bashkia njoftoi se kishte dakordësuar protokollin e ri të shërbimit duke bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave gjatë udhëtimit, por edhe në stacionet e autobusëve. Megjithatë në protokollin e ri, ra në sy fakti se përgjegjësia për zbatimin e rregullores do të ishte personale dhe jo më përgjegjësi e kompanive.
“Subjektet e licencuara (operatorë të transportit), nuk janë përgjegjës për mosrespektim të këtij protokolli nga pasagjerët. Masat e parashikuara në protokollin e sigurisë janë objekt kontrolli nga organet kompetente të parashikuara në aktet ligjore në fuqi,” – thuhet në protokollin e sigurisë të publikuar nga bashkia e Tiranës.
Në një deklaratë për media SHKTQ tha se “Bashkia Tiranë zgjidhi pjesërisht kërkesat e bëra publike” duke “rishikuar protokollin e sigurisë, ku ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve”.
Në rregullat e njoftuara nga Bashkia Tiranë, udhëtarët, punonjësit e kompanisë, shoferët, faturinot dhe kontrollorët do të duhet të mbajnë maska në autobusë.
Nga ana tjetër operatorët detyrohen të vendosin postera për respektimin e rregullave të distancimit fizik dhe mbajtjes së maskave, do të duhet të dezinfektojnë periodikisht autobusët, të sigurojnë dezinfektonte për punonjësit dhe të mundësojnë ajrosje të mjeteve të transportit përmes dritareve apo strukturave të hapura.
SHKTQ thotë se do të vijojë të diskutojë me Bashkinë Tiranë për “hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcaktuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët)”.
“Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi,” – thuhet në deklaratën e Shoqatës e cila kujton se operatorët e transportit publik janë vënë përballë një situate të rënduar ekonomike për shkak se prej 4 muajsh nuk kanë qenë në aktivitet.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik