Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e njëanshme
Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
Në një intervistë për mediat malazeze, Stoltenberg u shpreh se KFOR-i po e monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e BE-së. Në përputhje me mandatin e tij, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti”, theksoi Stoltenberg.
Ai shtoi se misioni i i NATO-s, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.
Me kërkesë të ndërkombëtarëve, Qeveria e ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve deri në shtator.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:19 Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re
- 09:09 Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur
- 09:06 A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen