Burg për 3 skafistët që u kapën me 1 ton marijuanë
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 3 skafistët e arrestuar në kuadër të operacionit “Syri”, të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e Shtetit, dy ditë më parë.
Arbër Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi 19 vjec të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës, dolën sot përpara togave të zeza.
Gjatë këtij operacioni, që u zhvillua nga ajri, toka dhe deti, u arrestuan dhe dy shtetas ukrainas, që tërhoqën lëndën narkotike me një anije turistike, ndërkohë që është shpallur në kërkim Gregor Likaj.
Lënda narkotike ishte ndarë në 153 pako, teksa në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor