Protokollet e sigurisë për turizmin, gjobë 700 mijë lekë dhe deri në mbyllje të biznesit
Resortet, hotelet dhe restorantet të cilat nuk do të respektojnë protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë rrezikojnë gjobë nga 700 mijë lekë. Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë u miratua në Komisionin e Ligjeve ku u diskutuan ndryshimet që do të bëhen në Aktin Normativ për masat ndaj CVODI-19.
Mira Rakacolli, zv. ministre e Shëndetësisë, e cila gjithashtu është drejtuese e Komiteti të Ekspertëve tha se në rast të përsëritjes së shkeljes të merret masë për mbylljen e aktivitetit.
“Në propozojmë që, nëse strukturat që ofrojnë veprimtari turistike në zonën e plazhit nuk respektojnë protokollet higjieno-sanitare të penalizohen me një gjobë që shkon në vlerën e 700 mijë lekëve. Në rast se mos zbatimi i protokolleve përsëritet, masa të shkojë deri në mbyllje të veprimtarisë. Ka qenë një propozim i diskutuar në Komitetin e Ekspertëve dhe që i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme të propozojnë këtë ndryshim në Aktin Normativ”, u shpreh znj. Rakacolli.
Miratimi vjen në një kohë kur sapo ka filluar sezoni turistik i cili është më I vështiri që po përballen operatorët turistik për shkak të pandemisë. Për këtë deputetët kërkuan që të nisë një fushatë informimi për operatorët për gjobat që rrezikojnë nëse nuk respektohet protokolli i sigurisë.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik