Mediat serbe: Kurti dhe Vuçiç pritet të nënshkruajnë deklaratë për të pagjeturit

11 Gusht 2022 | 09:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit, në takimin që do të zhvillohet më 18 gusht në Bruksel.

Sipas medias serbe Nova, për tekstin është rënë dakord nga të dyja vendet dhe nënshkrimi i kësaj deklarate shihet si një hap përpara në marrëdhëniet dypalëshe.

Agjenda ende nuk dihet për publikun, ndërsa pala serbe pret që në Bruksel të diskutohet për targat e automjeteve dhe dokumentet e identifikimit.

Kryetari i Komisionit të qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, Veljko Odaloviç theksoi se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.

Ftesa e përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Kurtin dhe Vuçiçin, erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe kryeministri Kurti u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026