Deputeti i VV: Asosacioni i papranueshëm për Kurtin opozitar dhe kryeministër

11 Gusht 2022 | 17:37

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj tha se tensionet në veri erdhën si rezultat i një fushate përçmuese ndaj Kosovës dhe reciprocitetit, e nxitur ana e Serbisë.

Ai tregoi se ndalimi i zbatimit të marrëveshjes u bë me kërkesë të drejtpërdrejtë të SHBA, por më datën 1 vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

I pyetur lidhur me qëndrimin e VV për çështjen e asosacionit, Rexhaj tha se Kurti si opozitar dhe sot në qeveri e cilëson të papranueshëm asosacionin, që sipas tij synon të krijojë një republika srpska në veri.

“Asosacionin për Kurtin si opozitar dhe kryeministër është i papranueshëm. Pavarësisht marrëveshjes së miratuar në kuvendin e Kosovës, vlefshmëria e saj ka rënë në tokë, por ne sërish nuk jemi bllokues”, tha deputeti i VV.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026