Korçarët preferojnë qumështin te fshatarët, rriten çmimet në dyqan

12 Gusht 2022 | 10:54

Me dhjetëra fermerë nga fshatrat e Korçës bëjnë çdo ditë rrugën për të shitur në qytet qumështin që prodhojnë.

Të stacionuar në trotuar, identifikohen lehtë nga ata që duan të blejnë qumësht. Shitësit tregojnë se kohët e fundit e kanë rritur me 20 lekë qumështin, ndërsa njerëzit që blejnë janë të shumtë.

“Po e shesim, shkon me aq sa e japim ne shkon. E kemi rritur 20 lekë, çdo gjë po bëhet dyfish. Me zor na del,. Shteti s’na ka ndihmuar me asgjë. Ne nga dy lopë mbajmë, e pëlqejnë se ndryshe se merrnin, ua sjellim me gjithë ajke. Gjithë jetën e kam bërë këtë punë.  Vështirësitë bli andej bli ketej, të gjitha shpenzimet i kemi”, shprehen ata.

Nga ana tjetër, ata që e blejnë tek këta shitës ambulantë ndihen të sigurtë për atë çka konsumojnë.

“Me pëlqen, është shumë i mirë ndaj e blej. Kam besim. Është i sigurt, kam gjithë këtë kohë që e marr, është shumë i sigurt. Nuk blej në dyqane qumësht. E blejnë shumë gra korçare ja ku janë faktet, nuk është nevoja të tregoj”, thotë një prej tyre.

Përpos rritjes së çmimit të qumështit, janë rritur dhe çmimet e nënprodukteve të tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026