Arti kolektiv në Gjermani, artistët ukrainas bëhen bashkë për të treguar luftën
Sofiia Yesakova punon shumë. Ajo i ka dhënë jetë një vizatimi në shkallë të gjerë që tregon ushtarët ukrainas që kanë humbur jetën duke mbrojtur vendin.
Për shumë kohë, arti konsiderohej i pakuptimtë, por bashkimi i artistëve ukrainas në Berlin ka bërë që mendimi të ndryshojë.
“Në dy muajt e parë nuk mund të prekja laps apo penel me dorë, s’mund të mendoja për asgjë. Çdo gjë dukej e kotë për shkak të luftës. Njerëzit po vdisnin, ndaj çfarë mund të vizatoja? Por kur erdha këtu, dhe gjatë dy javëve të fundit që kalova në Kiev, i thash jo dëshpërimit dhe nisa të vizatoja,” – tha Yesakova.
Arti kolektiv, i quajtur Komuniteti Kulturor Ukrainas, është krijuar me ndihmën e organizatave gjermane. Në këtë godinë 500 metra katrorëshe, dikur një shtëpi publike në qendër të kryeqytetit gjerman, jetojnë 18 artistë ukrainas.
“Mendoj se Berlini është një metropol shumë i hapur. Një qytet ku shumë kultura ndërveprojnë dhe ku ka shumë hapësirë për njerëzit që të jetojnë dhe të takohen me njëri-tjetrin,” – u shpreh Sybill Schulz, themeluese e KKU-së.
Viktoria Temnova është nga Khersoni, një qytet në jug të Ukrainës i pushtuar nga trupat ruse. Në vendin e saj ajo ishte një fotografe e njohur mode. Ndërsa në Berlin, ajo po publikon fotot e qytetit të saj përpara luftës, për t’u treguar njerëzve fytyrën e vërtetë të shtëpisë së saj.
“Qyteti im ka një tjetër fytyrë. Ai është një qytet ukrainas, por pa rregulla, për shkak të dikujt që donte të ushtronte dhunë ndaj qytetarëve,” – tha ajo.
Rreth 70 mijë refugjatë ukrainas ndodhen në Berlin. Secili prej tyre ka historinë e tij, dëshpërimin e tij, por edhe shpresën e tij.
Emigrantët dhe refugjatët sjellin gjithmonë diçka në vendet ku përfundojnë dhe ky rast nuk përbën përjashtim. Artistët që kanë ardhur këtu në Berlin kanë sjellë me vete artin e tyre personal, mënyrën se si ata e shohin botën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve