Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka mësim me turne, investime edhe Shëndetësia

14 Gusht 2022 | 12:22

Viti shkollor që do të nisë në shtator nuk do të ketë më mësim me turne. Të paktën ky është angazhimi i Ministrisë së Arsimit sipas programit  buxhetor afatmesëm 2023- 2025. Ministria ka parashikuar të shpenzojë paratë e saj në atë mënyrë që 100% e fëmijëve romë e egjiptianë të regjistrohen në shkollë gjatë këtij viti.

Deri në 2025 do të rritet numri i mësuesve, përfshirë atyre nga diaspora, në mënyrë që në 9 vjeçare dhe gjimnaze që raporti të jetë 1 mësues për 20 nxënës. Në klasa synohet të mos ketë më shumë se 20-25 nxënës.

Paratë do të shkojnë për të punësuar më shumë psikologë dhe punonjës socialë në shkolla deri në 2024.

Tek shëndeti mendor është fokusuar edhe Ministria e Shëndetësisë. I kthyer shpesh në objekt debatesh për mungesën e kapaciteteve dhe kushteve, spitali psikiatrik i Elbasanit do të ristrukturohet pas shumë vitesh. Puna për të do të nisë në 2024, do të zgjasë rreth 1 vit dhe do të kushtojë 240 milion lekë.

Ministria e Shëndetësisë deri në 2025 do të zgjidhë qesen për disa spitale e qendra shëndetësore, të cilët janë në gjendje të mjerueshme.

Do të përfundojë rikonstruksioni i Pediatrisë dhe maternitetit ‘Nëna Xheraldinë’.  Mbi 40 qendra shëndetësore do ristrukturohen deri vitin e ardhshëm. Ndërsa  Për Shërbimin Kombëtar të Urgjencave do të shkojnë 111 milionë lekë për blerjen e 34 autoambulancave të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026