Indianët në Shqipëri: S’ka reklamë, duhet ta promovoni vendin tuaj më shumë

14 Gusht 2022 | 19:55

Potenciali turistik i Shqipërisë duket se nuk është dëgjuar deri në Indi.

Madje shumë indianë nuk e dinë ekzistencën e vendit të vogël në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Këtë na e tregoi një familje indiane që ka ardhur të vizitojë vendin tonë.

Nga Amfiteatri i Durrësit ata shpjeguan për Euronews Albania vështirësitë që hasën derisa mbërritën këtu.

“Kur shkuam të rezervonim biletat tona, na thanë se na duhej vizë. Agjencia më tha se duhej të shkoja në Delhi për ta marrë atë dhe Delhi ishte shumë larg për ne. Që të shkonim atje dhe të merrnim vizën për në Shqipëri do të na duhej të udhëtonim gjithë mbrëmjen me tren, ose në të kundërt me avion. Dhe këtu fillova të mendoja, nëse vërtetë ja vlente të merrja mundimin për të vizituar vendin tuaj. I shkrova një letër ambasadës dhe vetëm kur ata më kthyen përgjigje mësova se deri më 31 dhjetor 2022 nuk nevojitet viza për indianët që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë,” – tha një qytetar indian.

Ata thonë se në vendin e tyre agjencitë turistike, e madje dhe zyrtarë të qeverisë, nuk e njohin Shqipërinë.

Vendi me popullsinë më të madhe në botë, që renditet e dyta pas Kinës, vijon ta identifikojë vendin tonë si vendlindja e Nënë Terezës.

“Në Indi prej nga vijmë ne, në Bombei për të qenë i saktë, zyrtarët u bindën që ekziston një vend i quajtur Shqipëri vetëm kur përmendëm Nënë Terezën,” tha një turist.

Ata thonë se qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë për promovimin e vendit.

“Qeveria shqiptare duhet të përpiqet pak më shumë për t’i bërë publicitet vendit. Pse? Sepse Shqipëria është një vend shumë i bukur nga natyra. Male, lumenj, det, monumente të vjetra mijëra vjeçar. Pra këto gjëra janë të gjitha pjesë të historisë, që njeriu i ka thesar. Gjeografia është e mirë, historia edhe më e mirë. Dhe sigurisht, që të mbushësh stomakun të duhet ushqim i mirë, dhe Shqipëria ta ofron këtë,” – u shpreh një turist indian.

Në rastin më të mirë, urat njerëzore do të funksionojnë, fjalët do të përhapen dhe tregu indian do të bëhet pjesë e turistëve që pushojnë çdo vit në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026