Osmani: Shqipëria të jetë edhe më tej zë i Kosovës në arenën ndërkombëtare
“Presim që Shqipëria të jetë më tej zëri ynë aty ku i jepet mundësia në arenën ndërkombëtare.”
Kështu u shpreh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Bajram Begaj.
Në lidhje me situatën në veri, Osmani deklaroi se institucionet janë të përkushtuara dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“I gëzohemi të arritjeve të Shqipërisë dhe llogarisim në mbështetjen tuaj derisa Kosova ecën në po të njëjtat hapa në proceset integruese. Gjatë udhëheqjes suaj llogarisim në ju, presim që Shqipëria të jetë më tej zëri ynë aty ku i jepet mundësia.
Në këtë kohë kur po sfidohet arkitektura e sigurisë, siguria është shndërruar në prioritet, ne po bëjmë koordinim të plotë me partnerët strategjikë në mënyrë që rajoni jonë të ndjehet i sigurt. Për situatën në veri të Kosovës, institucionet janë të përkushtuara të vazhdojnë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, po bëhen përgatitjet qe të zbatohen vendimet tona”, theksoi Osmani.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA ripërsërit thirrjen ndaj Kosovës: Bashkohuni me projektet amerikane të gazit natyror
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 13:29 “Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
- 13:23 Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar
- 13:09 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet dhe rregullat e saj të riorganizohen
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
- 12:51 Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 12:43 Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej