Akuzat e Metës dhe Berishës për Portin e Durrësit, 5 zhvillime kryesore
- ‘I ka bërë shumë keq llogaritë’, Meta paralajmëron Ramën për Portin e Durrësit
“Vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë për ndryshe Edi Rama i ka përllogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re.”
Ishte ky paralajmërimi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.
Në një deklaratë për mediat, Meta e cilësoi projektin korruptiv që mund të rrezikojë marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Lexoni për më shumë: ‘I ka bërë shumë keq llogaritë’, Meta paralajmëron Ramën për Portin e Durrësit

- Të bëhen publike pronarët e kompanive partnere, thotë Meta për Portin e Durrësit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Portit të Durrësit, duke e konsideruar korruptive.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se është e detyrueshme të bëhen publike emrat e pronarëve të kompanive partnere, të lidhura me këtë projekt.
Sipas tij, trualli në Portin e Durrësit ka një vlerë të jashtëzakonshme dhe pronar do të bëhet koncensionari.
Lexoni për më shumë: Të bëhen publike pronarët e kompanive partnere, thotë Meta për Portin e Durrësit

- Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 mln metër katror truall pa garë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e Durrësit, i cili sipas tij, është aferë korruptive.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama i ka dhënë kompanisë fituese pa garë, një truall prej 1.5 milion metër katror.
Sipas tij, kompania në fjalë është offshore dhe fitimet, Rama do t’i ndajë me ta në parajsat fiskale të mafies botërore.
Lexoni për më shumë: Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 mln metër katror truall pa garë

- Osmani: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë
“Është me rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, për të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast cënimi të dy shteteve tona.”
Kështu u shpreh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të hënë në Prishtinë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Bajram Begaj.
Sipas saj, kjo aplikohet nga shumë shtete aleate të dy vendeve dhe shtoi se duhen bërë hapat e duhur në këtë drejtim.
Lexoni për më shumë: Osmani: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

- Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është një premtim i vonuar.
Deklaratën, Begaj e dha këtë të hënë në Prishtinë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen, Vjosa Osmani.
Begaj nënvizoi se Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Lexoni për më shumë: Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë