‘A do e mbuloje vajzën që fëmijë me shami?’, debati mes pedagoges dhe gazetarit
Pedagogia Malvina Tafçiu dhe gazetari Vullnet Krasniqi kanë debatuar me tone të ashpra rreth diskutimit të ngritur nga komuniteti mysliman në Kosovë për lejimin e shamisë për vajzat myslimane në shkolla.
Teksa ishin në intervistë për “Euronews Albania”, Krasniqi tha se mbajta e shamisë s’mund të fillojë që në moshën 16-vjeçare, pasi nuk është moshë në të cilën një vajzë mund të vendosë vetë për veten e saj.
Ai iu drejtua pedagoges Tafçiu, nëse do e lejonte që vajza e saj të mbulohej që në moshë të vogël.
” A do ia rekomandonit vajzës suaj që të mbante shami. A do e mbulojë vajzën tëndë që fëmijë?, ishte pyetja e gazetarit.
Tafçiu iu përgjigj duke thënë se vajza duhet të arrijë një moshë të caktuar duke theksuar se e ka shprehur dëshirën për të mbajtur shami, ashtu sikurse ajo.
“Mbulesa është një identitet për secilën që vendos të mbulohet dhe është një ndër adhurimet që në momentin që futemi dhe paqtohemi me fenë e pqatë myslimane, të futemi në islam. Është një urdhër i zotit, një urdhër hyjnor”, shtoi ndër të tjera Tafçiu..
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor