Putin ‘vjell vrer’ ndaj Perëndimit: Po zgjat konfliktin në Ukrainë, po nxit të tjera

16 Gusht 2022 | 15:33

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpërthyer ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me luftën në Ukrainë dhe tensionet në Azi.

Lideri 69-vjeçar ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të zgjasë konfliktin dhe të nxisë konflikte në pjesë të tjera të botës.

Ai i bëri komentet e tij në Konferencën e Sigurisë në Moskë:

“Sikurse e dimë, Amerika së fundmi vullnetarisht i ka hedhur benzinë zjarrit dhe ka tronditur situatën në Azinë e Paqësorit”, tha Putin.

Fjalimi i tij vjen pas një vizite të një delegacioni amerikan ditën e hënë në Parlamentin e Tajvanit, ku shprehën mbështetje për vetëqeverisjen e ishullit.

Si përgjigje, Putin akuzoi Perëndimin se po krijon aleanca politiko-ushtarake agresive.

“Gjithashtu po shohim se Perëndimi po përpiqet të zgjerojë sistemin e tij në rajonin e Azisë së Paqësorit, ngjashëm me NATO-n në Evropë. Për këtë qëllim po formohen aleanca agresive si AUKUS dhe të tjera”, i shpreh presidenti rus.

Ndërkohë, Kina ka mbajtur stërvitje të reja ushtarake duke përsëritur retorikën e saj se është gati për luftë për Tajvanin, ishulli i vetëqeverisur që Pekini e konsideron pjesë të tijën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026