25-vjeçari u qëllua me pistoletë pas konfliktit të çastit, detaje nga vrasja
25-vjeçari Madrit Ulqinaku mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati i cili raportoi nga vendngjarja tha se autori i dyshuar i krimit, i shpallur në kërkim nga policia, ka përdorur një armë zjarri tip pistoletë për të shtënë ndaj 25-vjeçarit Ulqinaku i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja ka rrezikuar edhe kalimtarët e rastit pasi ka ndodhur në një zonë të populluar në një orë kur një numër i konsiderueshëm njerëzit lëviznin ende në rrugë.
Grupi hetimor ka sëkuestruar pamjet e sigurisë të disa bizneseve të zonës, kryesisht bar-kafe, por edhe biznese të tjera si dhe disa disa gëzhoja të armës në vendngjarje.
Burime bëjnë me dije se po hetohet dhe janë pyetur edhe disa persona, dëshmitarë okularë që kanë qenë në vendgjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI/ Shpallet në kërkim autori i vrasjes së 25-vjeçarit në Elbasan
- FOTO/ Kush është 25-vjeçari që u vra në Elbasan
Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro