Në krizë për energji; Shqipëria ndal importin, përdor rezervën
Çmimet e energjisë ka kërcyer në bursa edhe gjatë kësaj jave duke detyruar që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të anulojë procedurën e shpallur disa ditë më parë për blerjen e një sasie prej 61.600 megavat orësh.
Sot një megavat orë energji në periudhë normale kushton 564 euro dhe shkon në 616 euro në orët e pikut të konsumit.
Çmimet e ofruara nga operatorët për KESH ishin rreth vlerës 500 euro/megavat orë. Kjo do t’i kushtonte korporatës një faturë prej 30 milionë eurosh vetëm për 6 ditë të gushtit.
Aktualisht i gjithë furnizimi i vendit po bëhet përmes prodhimit të Kaskadës së Drinit dhe hidrocentraleve privatë në Shqipëri.
Të kontaktuar nga Euronews Albania, zyrtarë të KESH thanë se po përdoret rezerva hidrike në Fierzë, ndërsa mendohet që importet të rikthehen sërish në shtator, periudhë kur pritet një normalizim i çmimeve në bursa, ndërsa në vjeshtë parashikimet janë për sasi të bollshme reshjesh.
Niveli i Fierzës është ulur në 277 metra, duke rënë nën mesataren historike të periudhës. Vetëm përgjatë muajve të verës, rezerva hidrike është përgjysmuar ndërsa Fierza ka rënë me 20 metra, edhe pse KESH ka dashur të mbajë të paprekur sasinë në këtë basen.
Shqipëria është duke ndihmuar me prodhimin e saj edhe Kosovën. Prej 3 ditësh 2 orë furnizim me energji të Kosovës bëhen nga Shqipëria, në bazë të një marrëveshje shkëmbimi që ka vendi ynë me KEK.
Thatësira ka ulur energjinë në Europë që prodhohet nga uji dhe shpejtësinë e impianteve të erës, ndërsa një pjesë e impianteve nuklearë në Francë janë stakuar pasi ka sasi të reduktuara të ujit që përdoret për ftohjen e tyre.
Këtë javë qeveria shqiptare ka nisur edhe një fushatë ku u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)