Një mision në Ukrainë, Zelensky dhe Guterres bien dakord për detajet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se ai ra dakord me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres mbi detajet e një misioni të mundshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në termocentralin bërthamor të Zaporozhye.
Gjithashtu, vizita e delegacionit në objektin bërthamor “duhet të kryhet në mënyrë legjitime”, përmes territoreve që janë të lira nga trupat ruse, raportoi TASS.
Më herët, Zelenski tha në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Lviv se Organizata Botërore “duhet të sigurojë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporozhye”.
Ai theksoi se për këtë arsye OKB-ja duhet të sigurojë këtë objekt strategjik dhe duhet të kujdeset për çlirimin e plotë të tij nga trupat ruse, transmeton Reuters.
Zelensky tha se është biseduar edhe për marrëveshjen ushqimore dhe se është rënë dakord që të vazhdohet koordinimi në realizimin e iniciativës së grurit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)