Rusia akuzon Kievin për helmimin e disa prej ushtarëve të saj në Ukrainë
Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi Kievin për helmimin e disa prej ushtarëve të saj në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rajonit juglindor të Ukrainës, Zaporizhia.
Sipas ministrisë, disa ushtarë rusë ishin dërguar në një spital ushtarak me shenja të rënda helmimi më 31 korrik, shkruan Reuters.
“Për faktin e terrorizmit kimik të sanksionuar nga regjimi i Zelenskit, Rusia po përgatit prova mbështetëse me rezultatet e të gjitha analizave,” tha ministria në një deklaratë.
Nga rezultatet, del se në gjakun e tyre është gjetur toksinë botulinum, e tipit B. Megjithatë, nuk u bë i qartë numri i ushtarëve të helmuar dhe se cilat janë provat.
Një këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha në përgjigje se helmimi i supozuar mund të jetë shkaktuar nga ngrënia e mishit të konservuar, të skaduar.
LEXONI GJITHASHTU
Evropa kërcënohet nga nxehtësia ekstreme, meteorologët paralajmërojnë për rikthimin e El Niño-s
Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim
- 11:01 Plagosja me armë në Vlorë, zbardhet ngjarja: Dyshohet se 37-vjeçari u vetëplagos
- 10:47 Ministri i Financave jep shifrat: Të ardhurat në rritje, mbi 8 mijë biznese të reja në katër muaj
- 10:46 Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat
- 10:42 U plagos një ditë më parë në Maliq, si paraqitet gjendja e efektivit. Autori jashtë rrezikut për jetën
- 10:33 Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij