Bombarduesit amerikanë sot mbi katër vende të rajonit
Sot, dy bombardues amerikanë B-52 fluturojnë mbi Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë dhe Shqipërinë në një fluturim të ulët.
Në njoftimin e publikuar më herët të Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë, thuhet se fluturimet do të bëhen për të demonstruar përkushtimin dhe garancinë e sigurisë së SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Evropën Juglindore.
Siç është paralajmëruar, avionët fillimisht do të fluturojnë mbi ndërtesën e Qeverisë në Shkup, sheshin Skënderbej në Tiranë, bregdetin e Malit të Zi dhe Lovrijenac në Dubrovnik.
Këta janë bombardues që operojnë aktualisht nga baza e Forcave Ajrore Mbretërore në Britaninë e Madhe.
Avionët do të fluturojnë mbi lokacionet e përmendura në një periudhë prej 10 minutash, ndërsa fluturimet, siç është paralajmëruar më herët, është paraparë të fillojnë në ora 14:35 në Shkup dhe të përfundojnë në ora 15:20 në Dubrovnik.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona