Rikthehet futbolli ukrainas, kampionati kombëtar hapet me Shakhtar-Metalist 1925

23 Gusht 2022 | 14:14

Sapo sirenat e alarmit pushuan, lojtarët e Shakhtar Donetsk zbritën në terren për stërvitjen e fundit para se në Ukrainë të nisë sezoni i jashtëzakonshëm i kampionatit të futbollit.

Ndërsa ushtarët ukrainas luftojnë me trupat ruse në jug dhe lindje, Shakhtar pritet të përballet me Metalist 1925, nga Kharkivi, mbrëmjen e së martës.

“Jeta në Ukrainë nuk ndalon, ajo vazhdon. Edhe futbolli është një nga ata faktorë që i sjell emocione gjithë vendit dhe njerëzve që po luftojnë për ne. Futbolli është jetik për ne si individë, si skuadër, por edhe për gjithë Premier Ligën Ukrainase. Ai na ndihmon të vazhdojmë jetën dhe tregon se bota e sportit nuk ndalet”, thotë Igor Jovicevic, trajner i Shakhtar Donetsk.

Ndeshja, që do të luhet në Kiev, mbahet një ditë përpara se Ukraina të shënojë 6 muaj nga nisja e pushtimit rus, një luftë që ka vrarë disa mijëra njerëz dhe zhvendosur miliona të tjerë.

Takimet këtë sezon do të luhen pa tifozë, si pasojë e rrezikut për sulme me bomba dhe raketa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se bisedimet diplomatike me Iranin do të ndërpriten menjëherë nëse Teherani përpiqet të mbledhë tarifa nga trafiku...
14:07 | 24/06/2026

“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!

Në një deklaratë që padyshim e godet krenarinë e Donald Trumpit, kryenegocjatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, e cilësoi marrëveshjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara...
14:06 | 24/06/2026

Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria

Këtë të mërkurë u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Ambasadës Amerikane në Awkar, në verilindje të Bejrutit, ndërsa ushtria libaneze preu rrugën që...
14:00 | 24/06/2026