Unaza e Tiranës| Punohet në lotin e Kamzës, shpronësohen 133 familje

24 Gusht 2022 | 20:56

Tirana dhe Kamza do të lidhen përmes Unazës së Madhe, në rrugën ku është hapur kantieri prej disa muajsh. Në këtë pjesë rruge, janë 133 familje që do të shpronësohen për banesat që preken nga projekti.

Në Unazën e Tiranës po punohet për lotin 2 të rrugës. Kantieri është hapur para disa muajve, ndërsa ritmi është ngadalësuar për shkak të ndërtimeve të shumta në zonë, që po shpronësohen.  

Në hartën ku kalon rruga janë 133 familje me banesa të legalizuara ose jo, të cilat do të përfitojnë kompensim dhe qira.

Rruga që kalon në territorin e Kamzës është në fazat e para të saj, por ndërtimi i këtij boshti,  pritet t’i japë zgjidhje edhe trafikut të makinave, të cilat në orare piku kanë qëndruar përreth 2 orë në nyjet aktuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026