COVID-19 depërton në ‘Drejtësi’, SPAK dhe Apeli i Tiranës shqyrtojnë vetëm çështjet me prioritet
COVID-19 ka depërtuar në gjykata, duke kushtëzuar punën e këtyre institucioneve të cilat kanë vetëm pak javë që u rihapën.
Gjykata e Posaçme është duke punuar në mënyrë të reduktuar, për shkak se një gjyqtarë doli pozitiv ndaj testit.
Dy gjyqtarë të tjerë si dhe pjesëtarë të administratës që kanë qenë kontakte të afërt me të infektuarit janë karantinuar. Të gjitha proceset ku gjyqtari i infektuar ka qenë në trupë janë pezulluar deri në një vendim tjetër.
Ndërsa në proceset të cilat konsiderohen si emergjente, masat e sigurisë si dhe kërkesa penale janë duke u zhvilluar, por duke respektuar protokollet e sigurisë.
Edhe në Gjykatën e Apelit të Tiranës është e njëjta situatë, pasi një gjyqtar doli pozitiv ndaj testit. Ndërsa kontaktet e tij më të afërta janë karantinuar për një periudhë 14-ditore.
Për këtë shkak është vendosur që të punohet në mënyrë të reduktuar, duke shqyrtuar vetëm çështjet emergjente.
Situata është problematike edhe në Gjykatën e Apelit të Durrësit e atë të Kavajës. Proceset gjyqësore në këto institucione janë pezulluar, pasi një gjyqtar është konfirmuar se është mbartës i virusit.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik