Sekretari Ligjor i PD: Rama po përpiqet të shpëtojë nga humbja me metoda putiniste

13 Korrik 2020 | 18:05

Këshilli i legjislacionit nuk arriti që të miratonte nen për nen ndryshimet kushtetuese duke e shtyrë me 24 orë mbledhjen. Ndonëse zhvilluan 8 orë tratativa për të gjetur një dakordësi, sërish palët duket se janë larg gjetjes së kompromisit r pragun zgjedhor.

Opozita parlamentare propozoi paraditen e sotme që pragu të shkojë në 2% nga 5% që ishte propozimi fillestar. Por për mazhorancën nevojitet një prag i lartë pasi garanton stabilitetin qeverisës. Kjo ishte të paktën ajo që theksoi relatori Alket Hyseni

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike thotë se, e gjitha kjo është një estradë pasi opozita parlamentare po kërkon të vendosë prag që të mos hyjë vetë nesër në Parlament.

“Ata po propozojnë disa ndryshime kundër vetes, se kështu i bie. E gjitha kjo është një estradë. Problemi nuk është teknik, por është politik dhe për interesin e ngushtë të Edi Ramës”, u shpreh z. Gjata.

“Është i humbur dhe po përpiqet me të gjitha mënyrat se si të shpëtojë me veprime tipike putiniste. Autoritarët modernë nuk përdorin më internime apo burgosje por ndryshimet kushtetuese”, shtoi Sekretari Ligjor i PD.

Sipas Gjatës, kreu i mazhorancës po bën çdo gjë me dirigjim për të tërhequr vëmendje nga situata e vështirë me COVID-19 dhe gjendja ekonomike, duke përmendur tentativën për ndryshimin e Kushtetutës apo kërkesa për lirimin e Zani Çaushit.

Z. Gjata kujtoi se gjatë negociatave para arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, mazhoranca caktoi si të paprekshme, qeverinë tranzitore, zgjedhjet e parakohshme dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Këtu problemi është te marrëveshja, ai kërkoi ta prishte. E keni dëgjuar kur thoshte në janar, unë i kam votat dhe në daç ejani dhe ë daç mos ejani për reformën. Pse atëherë i kishte votat sot nuk i ka?”, përfundoi z. Gjata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026