Shmanget katastrofa në Zaporizhia, centrali atomik shkëputet nga rrjeti energjetik
Evropa u përball me rrezikun e një katastrofe radioaktive pasi centrali bërthamor i Zaporizhias, i kontrolluar nga Rusët, u shkëput nga rrjeti energjetik ukrainas.
Një zjarr që ra në afërsi të perimetrit të impiantit dëmtoi linjat elektrike të rrjetit dhe bëri që të fikeshin dy reaktorë.
“Sot, për herë të parë në histori, impianti në Zaporizhia ndaloi dhe struktura mbrojtëse e njësive të energjisë u aktivizua pasi bombardimet ruse dëmtuan linjën e fundit operative të centralit, që ishte e lidhur me sistemin energjetik të Ukrainës. Gjeneratorët me dizel filluan menjëherë nga puna. Bota duhet ta kuptojë se çfarë kërcënimi është ky. Nëse gjeneratorët nuk do të ishin ndezur, nëse aparaturat dhe stafi ynë nuk do të kishte punuar pas ndërprerjes së energjisë, tani do të vuanim pasojat e një emergjence radioaktive”, tha Zelensky.
Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën për situatën në centralin e Zaporizhias, ku vizita e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike mund të ndodhë në ditët e ardhshme.
Kompleksi bërthamor, më i madhi në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që mbajnë nën kontroll punonjësit ukrainas që nga ditët e para të konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit