Vuçiç: Marrëveshja për dokumentet nuk nënkupton njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbsë, Aleksandar Vuçiç e cilësoi pozitive marrëveshjen e arritur për dokumentet mes Beogradit dhe Prishtinës.
Megjithatë, Vuçiç theksoi se marrëveshja është verbale dhe se nuk do të thotë është njohur Kosova si shtet i pavarur, shkruan Euronews Serbia.
“Arritja e marrëveshjes për dokumentet është një gjë e mirë për ne, është një marrëveshje verbale, mendoj se kemi arritur të korrigjojmë diçka, kemi luftuar për shtetësinë serbe në Kosovë. Dokumentet e Serbisë janë të vlefshme për Kosovën, kemi gjetur interpretimin më të mirë, që është se serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve nga Serbia”, u shpreh presidenti serb.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendi është i interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke.
Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova do të vendosë reciprocitet të plotë.
Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë