Petkoviç: Serbia nuk do të heqë dorë nga targat “KM”
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç deklaroi se marrëveshja e arritur për dokumentet për hyrje-dalje mes Kosovës dhe Serbisë, siguron paqe dhe shtoi se serbët nuk do të heqin dorë nga targat “KM”.
Petkoviç u shpreh se ky vendim vendim shumë i rëndësishëm dhe domethënës, pas një lufte të gjatë dhe të vështirë diplomatike javët e fundit nga presidenti Aleksandar Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.
“Ne arritëm të arrijmë një marrëveshje dhe të marrim garancitë e BE-së, që ishte gjëja më e rëndësishme për ne, dhe që në fakt do të thotë se ne arritëm të ruanim letërnjoftimet serbe për serbët që jetojnë në Kosovë”, theksoi ai.
Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.
Ndërsa, më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta