Dialogu Prishtinë-Beograd | Takimi në Bruksel, qytetarët presin që çështja të mbyllet sa më shpejt

15 Korrik 2020 | 10:38

Pas gati 20 muajsh bllokim, Kosova dhe Serbia janë përsëri në tryezën e bisedimeve. Një hap domethënës,  e cilëson eksperti politik dhe ish-këshilltar i presidencës së Kosovës, por për Prishtinën ka me të vërtetë vetëm një pikë kryesore në agjendën e ditës.

 “Është vetëm një çështje e hapur, sepse është e vetmja çështje e hapur për Kosovën dhe është njohja e vendin nga Serbia”, thotë Dastid Pallaska për Euronews.

Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e ish-provincës së saj. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka rinisur falë ndihmës së SHBA-ve.

Edhe BE nga ana tjetër është duke u përpjekur të rimarrë kryesimin e dialogut.

Takimi në Bruksel dhe rifillimi i dialogut të lehtësuar nga BE është i rëndësishëm për qytetarët. Por Kosova gjithashtu është prekur së fundmi nga infektimet e reja me coronavirus.

Për më tepër, çështje dite janë edhe trazirat politike dhe ndryshim i fundit i qeverisë.

 “Uroj që dialogu të vijojë më mirë seç ka qenë deri sot. Me shpresë gjërat do të shkojnë më mirë për qytetarët e Kosovës, sepse po bisedohet në një situatë të vështirë kur jemi në ditët e krizës së shkaktuar nga coronavirus”, thotë Teuta Kelmendi, qytetare nga Kosova.

 “E vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë situatë, pavarësisht se cila qeveri është, se ne mezi presim që të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Në mënyrë që edhe ne të mund të jetojmë të lumtur dhe në paqe, sikundër njerëzit e tjerë në botë”, shprehet Esat Selimi, qytetar nga Kosova.

Dhe Takimi në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit është vetëm fillimi i një rruge të gjatë.

“Procesi po kthehet në një kurs më të rrjedhshëm të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Unë mendoj se pritshmëritë e palëve janë mjaft të ulëta. Ata thjesht duan të fillojnë procesin dhe kjo do të vlerësohet si një sukses nga të gjitha palët”, thotë z. Pallaska.

Ky do të jetë një takim i vështirë për të dyja palët. Vështirësuar edhe më shumë edhe nga aktakuzat për krime lufte me të cilat përballet Presidenti i Kosovës.

 

Lexoni gjithashtu:

Rushiti: Dialogu Kosovë-Serbi, palët ende të papërgatitura për kompromis

Kryeministri Hoti: Dialogu do të përfundojë me njohje reciproke

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026