Abuzimi me tenderët, lirohet kryekomisari në Shkodër
Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për punonjësit e policisë të cilët u lanë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi dyshohen për shpërdorim detyre për disa tendera të vegjël.
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për 13 efektivët e Malësisë së Madhe të arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata e Apelit vendosi të lirojë shtatë shtetasit.
Kështu kryekomisari Saimir Rustemi është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” bashkë me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.
Gjatë masës së sigurisë në gjykatën e shkalles së parë një grup qytetarësh shkodranë protestuan kundër arrestit të kryekomisar Saimir Rustemi i cili fillimisht u la me masën “arrest shtëpie” nga shkalla e parë dhe ditën e sotme apeli e rrëzoi këtë vendim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk