Si funksionon sistemi i pikëzimit për bizneset ushqimore? Flet drejtoresha e AKU-së
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda bëri të ditur se institucioni që ajo drejton, do të planifikojë inspektimet ndaj bizneseve ushqimore përmes një sistemi pikëzimi.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Deda shpjegoi sesi funksionon sistemi i pikëzimit për të tilla biznese.
Ajo theksoi se aktualisht ka operatorë që janë përfshirë me sistemin e pikëzimit, në bazë të së cilës edhe AKU-ja planifikon inspektimet.
“Sistemi i pikëzimit ka formësuar një metodologji të re të mënyrës sesi ne do të planifikojmë inspektimet. Nuk e kemi bërë vetëm këtë metodologji dhe këtë lloj pikëzimi, jemi asistuar nga Autoriteti Irlandez Kombëtar i Ushqimit, është një projekt i sigurisë ushqimore që financohet nga Bashkimi Evropian.
Aty të 20 mijë operatorët kanë të vendosur pikëzim në bazë sesa masa administrative janë marrë ndaj tyre, sa herë kanë marrë gjoba, paralajmërime, sa herë inspektimet e tyre kanë qenë të rregullta. Do të jetë ky lloj pikëzimi. Ne kemi operatorë të pikëzuar. Ne e dimë sesa herë do t’i shkojmë për kontroll këtyre operatorëve të biznesit ushqimor”, theksoi Deda.
LEXONI GJITHASHTU
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve