U shkarkua një ditë më parë, Nano: Rëndësi ka besnikëria ndaj parimeve

1 Shtator 2022 | 12:19

Gledis Nano u shkarkua nga pozicioni i drejtuesit të Policisë së Shtetit një ditë më parë. Përmes një letre ai ka reaguar sot, duke vlerësuar rrugëtimin e tij në atë post.

Sipas Nanos, i cili nuk bëri një analizë të punës së tij, përvoja nuk ishte e vetmja që e ndihmoi në rrugëtimin e tij, por dhe modelet e ndërtuara nga personalitetet madhorë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore. Ajo që ka një rëndësi parësore në këtë aspekt është ruajtja e tipareve identitare, thënë më qartë, mos tjetërsimi dhe qëndrueshmëria mbi parimet me të cilat jemi mbrujtur qysh në bankat e shkollës deri në ditën kur kemi bërë betimin përpara flamurit kombëtar, besnikëria ndaj të cilit mbetet akti më i vështirë por edhe më i çmuari!” shkroi Nano.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët, policët, agjencitë ligj zbatuese, mediat dhe partnerët ndërkombëtarë. Nano uroi gjithashtu pasardhësin e tij në detyrë.

Kujtojmë se aktualisht drejtor i komanduar është zv. drejtori i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026