Spartak Ngjela: Berisha nuk vjen në pushtet me votë, kërkon krizë politike

1 Shtator 2022 | 18:05

Avokati Spartak Ngjela thotë se kryedemokrati Sali Berisha e di fare mirë se me votë nuk vjen dot në pushtet, për shkak edhe të shpalljes “non grata” nga SHBA-të.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela u shpreh se qëllimi i Berishës është të shkaktojë krizë politike.

Sipas tij, qeveria mund të rrëzohet me protesta, nëse Partia Demokratike ka një masë kompakte në disa qytete në vend.

“Saliu këtu do ta destabilizojë dot shoqërinë? Nuk kërkon ai të vijë në pushtet, do destabilizim, as mos e diskutoni këtë. Kërkon lëvizje shoqërore që t’i japë mundësi të krijohet një krizë politike në Shqipëri. Në pushtet vjen me vota, e di ai që nuk vjen dot në pushtet. Nëse PD-ja ka një masë kompakte, qeveria rrëzohet me protesta, kryeministri është i detyruar të japë dorëheqjen. Masë kompakte do të thotë, njerëz shumë, minimumi në 7 qytete të Shqipërisë”, theksoi avokati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026