Nis shkolla në Kosovë, klasat e para me abetare të përbashkët
Nga 1 shtatori nxënësit shqiptarë kudo ndodhen do mësojnë me një abetare të përbashkët
Prezantimi i librit u bë ditën e parë të shkollës në Kosovë.
“Vetëm bashkë, krah për krahë me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për zhvillim dhe përparim në çdo fushë. U qoftë e mbarë rruga e diturisë, të gjithë juve vajza e djem, që do mësoni nga ky libër”, tha gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ky është libri që do na bashkojë më shumë, sepse jemi një komb dhe kemi një gjuhë”, theksoi ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Kjo është abetarja e dytë që prezantohet si e përbashkët mes dy vendeve, e para ishte ajo e vitit 2012, që ndryshe nga sa ndodhi në Kosovë, në Shqipëri nuk u përdor në të gjitha shkollat.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk