Listat dhe koalicionet parazgjedhore, Edi Rama: Jam i gatshëm të shkoj në Këshillin Politik

17 Korrik 2020 | 13:07

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se, Partia Socialiste e ka të gjithë vullnetin për të bindur Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe opozitën presidenciale për ndryshimet kushtetuese dhe impaktin që ato do të sjellin për Shqipërinë.

Ai thotë se është gati të shkojë personalisht në Këshillin Politik që të hënën që vjen, duke theksuar faktin se mirë do ishte që edhe presidenti Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha të ishin prezentë në tryezë.

“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”, shkruan Rama.

Me një shënim në “Twitter”, shefi i ekzekutivit thotë se mazhroranca nuk ka asnjë obligim për PD-LSI, përveç marrëveshjes së 5 qershorit të cilën pohon se do ta mbështesë deri në fund.

“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë OP në tryezë!”, shkruan Rama.

Me këtë qëndrim, kryeministri Rama duket se e ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës dhe shefit të opozitës, që çështja e listave të hapura dhe koalicionet parazgjedhore të diskutohen në tryezën e Këshillit Politik.

Lexoni gjithashtu:

Meta takohet sërish me Bashën: Ndryshimet kushtetuese të trajtohen në Këshillin Politik

Ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor, Presidenca i përgjigjet Ramës: Mos kini frikë nga qytetarët

Rama: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë. Nuk i kemi hequr koalicionet, i kemi bërë si Gjermania

Alket Hyseni: Listat e hapura dhe koalicionet janë dy gjëra që nuk mund të qëndrojnë bashkë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026