Sot nis zyrtarisht sezoni i ri politik, çështjet që pritet të shkaktojnë debate

2 Shtator 2022 | 09:38

Sot nis dhe zyrtarisht sezoni i ri politik. Rreth orës 11:00 mblidhet Konferenca e Kryetareve në përbërje të së cilës janë kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve për të diskutuar në lidhje me axhendën e sesionit të ri parlamentar.

Çështja kryesore që pritet të shkaktojë debate janë nismat ligjore për dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Pas lajmit se Ilir Meta, mund të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit, çështje shkaktoi debate.

Në kushte të tilla autoriteti kërkon dhe ndryshimet e këtij ligji me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten me personat që ushtrojnë detyra shtetërore. Menjëherë socialistet propozuan ndryshime ligjore. Edhe grupit parlamentare i PD depozitoi projektligj për hapjen e dosjeve.

Socialistët kërkojnë ndryshime ligjore për të kaluar në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani. PS-ja propozon ndërhyrjen edhe në Kodin Zgjedhor, ku kërkon që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të aksesohen nga të gjithë jo vetëm nga të prekurit, duke shtuar edhe dënimin me ligj për shfaqjen e simboleve të komunizmit në aktivitete të ndryshme.

Deputetë mbështetës se Sali Berishes kanë bërë të ditur se do të rikthejnë të rishikuar me ndryshimet e nevojshme të parashikuara nga argumentet e Gjykatës Kushtetuese, \ligjin e lustracionit.

Një ditë më parë përfundoi në SPAK me një kallëzim ndaj Autoritetit të Dosjeve, nga Ilir Meta me pretendimin se dosja e tij është e falsifikuar, ku pati menjëherë reagimin e autoritetit që thotë se gjithçka është lehtësisht e verifikuese.

Sot pritet të vendoset se si do të procedohet me këto nisma ligjore, ndërkohë në pritet të ketë një shtyrje të afatit edhe për Reformen Zgjedhore dhe atë territoriale.

Seanca e parë e parlamentit nis të hënën, më 5 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026