Qymyr për Serbinë dhe RMV, Balluku: Përfitojmë një pjesë nga energjia e prodhuar

2 Shtator 2022 | 17:11

Shqipëria do t’i japë qymyr Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Me këtë lëndë djegëse, dy shtetet do të prodhojnë më shumë energji, dhe një pjesë do t’i kthehet mbrapsht vendin tonë.

“Serbia dhe RMV e blejnë këtë nga vendet e tjera de na kanë shtruar kërkesën për bashkëpunim, pra duke marrë qymyrin tonë ne mund të përfitojmë një pjesë nga energjia e prodhuar prej tyre”, tha ministrja Belinda Balluku nga Beogradi.

Kjo është alternativa që qeveritë e Ballkanit të Hapur kanë zgjedhur në krizën që po kalon sistemi energjetik, pasi nëntoka shqiptare fsheh depozita të mëdha qymyri.

“Në vendin tonë kemi depozita që arrijnë në 700 mln tonë, do ishte e udhës që të përdorej nga fqinjët tanë”, tha ministrja.

Ndryshe nga Shqipëria, e cila prodhon energji elektrike përmes ujit, nga hidrocentralet, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, rryma prodhohet nga djegia e lëndëve fosile, formë kjo e cila rrit emetimet e gazit në atmosferë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026