SPAK zbulon skemën korruptive, arrestohen disa zyrtarë që merrnin para për testin COVID-19
Rritja e rasteve të COVID-19 në Shqipëri po shihet me frikë nga qytetarët, të cilët në përpjekje për të qetësuar veten, kanë tentuar të sigurojnë kryerjen e testit me anë të metodave korruptive.
Këtë të premte, Policia e Shtetit lajmëroi sot se në një operacion hetimor i drejtuar nga SPAK që ka zgjatuar rreth katër muaj është finalizuar me arrestimin e 14 personave zyrtarë të Institutit të Shëndetit Publik, të Inspektoratit Shëndetësor dhe mjekë në poliklinikën e Tiranës.
Sipas asaj që njofton Policia, SPAK-u ka dokumentuar faktin se këto persona kanë arritur të marrin ryshfet më shumë se një herë.
Policia e Shtetit theksoi se hetimet zbuluan raste të “ndërmjetësimit me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja.”
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.500.000 lekë të reja dhe 2500 euro, 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private në qytetin e Tiranës; certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës Tiranë; 14 aparate celulari të markave të ndryshme dhe një pajisje elektronike tablet.
Autoritetet ligjzbatuese vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve