Bëri aksident 1 javë më parë, humb jetën në spital 21-vjeçari shqiptar në Itali

3 Shtator 2022 | 10:38

Erik Fetahu, 21-vjeçari shqiptar i cili u përfshi në një aksident më 26 gusht ka ndërruar jetë. Mediat italiane bëjnë me dije se i riu nuk ka mundur që t’u mbijetoi plagëve që mori në aksidentin automobilistik,  ku motori me të cilin po udhëtonte u përplas me një furgon.

Bëhet e ditur se mjekët i kishin prerë një këmbë në mënyrë që ta mbanin në jetë, por për fat të keq i riu nuk ia doli të mbijetonte.

Aksidenti ndodhi më 26 gusht në San Roço, në zonën e Lodit dhe djali ishte transportuar me helikopter në Pavia, raporton milanotoday.it

Motoçikleta e tij, u përplas kokë më kokë me një furgon në një kthesë, aksident i cili përfundoi me pasoja fatale.

Raportohet se Eriku ishte i pasionuar pas motorëve, ai madje kishte qenë kandidat në zgjedhjet bashkiake me listën Buongiorno Lodi, në mbështetje të kryebashkiakut aktual Andrea Furegato. Shumë e kujtojnë atë si një djalë entuziast dhe me energji.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026