Hoti: Askush të mos trazohet nga vazhdimi i dialogut, marrëveshja do t’i japë Kosovës atë që i takon
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti iu përgjigj mbrëmjen e së shtunës kritikave të hapura nga Partia Demokratike e Kosovës se takimi me presidentin serb Vuçiç në Bruksel nuk duhej mbajtur pasi rrethanat nuk ishin të përshtatshme.
Në një koment të hapur, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj e quajti “me vetëbesim naiv” dhe tregues se “Hoti nuk e njeh procesin e dialogut” zhvillimin e takimit “pa pasur koordinim dhe përgatitje të brendshme”.
Mirëpo në një postim në Facebook, Hoti i është përgjigjur këtyre kritikave, pa iu adresuar direkt.
Ai ka mbrojtur qëndrimin për të vazhduar me procesin, pavarësisht se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u thirr për t’u marrë në pyetje në Hagë për akuza për krime lufte.
“Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre,” – u shpreh Hoti duke këmbëngulur se brenda 1 muaji, qeveria e tij ka rikthyer raportet e mira me BE-në dhe SHBA-të, ka hequr nga diskutimi çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe ka shmangur çdo rrugë izoluese të Kosovës.
“Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush. Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë pas nesh,” – u shpreh Hoti.
Kryeministri tha se në procesin e dialogut po mban “parime të qarta dhe të sinqerta” kundrejt partnerëve ndërkombëtar, të cilat “garantojnë interesin më të mirë të Kosovës”.
“Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës,” – përmbylli reagimin e tij Hoti.
Lexoni gjithashtu:
PDK: Takimi i Brukselit s’duhej mbajtur, qeveria Hoti ka vetëbesim naiv
Lajçak: Takimi i radhës i nivelit politik Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit
Lëvizja Vetëvendosje: Takimi i Hotit në Bruksel, jo produktiv
Thaçi: Procesi ndaj meje vijim i akuzave, shpifjeve dhe fabrikimeve 21-vjeçare kundër UÇK-së
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5