Kur do zhvillohet protesta e opozitës? Tedi Blushi përgjigjet për Euronews Albania
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet së shpejti.
Pyetur nga “Euronews Albania”, Blushi tha nga Korça se ende nuk është vendosur për një datë konkrete.
Ai theksoi se shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës për rrëzimin e qeverisë.
Blushi shtoi se Partia e Lirisë është në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, në lidhje me aksionin opozitar.
“Një datë nuk mund ta kemi për momentin, por ju garantoj që do të jetë shumë e afërt. Shtatori nuk do të jetë fillimi i vjeshtës, por do të jetë nisja e pranverës e një revolucioni antikorrupsion që do ta shporrë këtë bandë sa më shpejt nga pushteti. Jemi në koordinim me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Prandaj ju përsëris që shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por fillimi i pranverës demokratike për çlirimin e Shqipërisë”, nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës