Punimet me thupër, të rinjtë romë e egjiptianë përpiqen të mbajnë gjallë traditën

19 Korrik 2020 | 12:38

Tradita e punimeve me thupër duket se po rigjallërohet në qytetin e Korçës. Ndërsa në shumë profesione produkti përfundimtar vjen si rezultat i punës së makinerive, në këtë rast për të realizuar një thurje të tillë nevojitet mjeshtëri në punët me dorë.

Gjatë tre muajve, të rinjtë romë dhe egjiptianë në Korçë patën mundësi të mësonin sesi të realizojnë punime artizanale me thupër. Në fund të trajnimit ata realizuan disa punime, ndërsa tashmë synimi i tyre është vetëpunësimi.

“Ishte hera ime e parë që bëja shporta, dhe më pëlqeu shumë ideja që isha prezent, më pëlqen shumë të bëjë thupra, dhe pse jo të kem edhe dyqanin tim,” – thotë Jurgen Vincani.

“Eshtë puna ime që kam nisur, edhe pse nuk i kam mbaruar, kam kryer disa të tjera, dhe kemi mësuar mirë,” – u shpreh Marjeta Cano.

Trajnimi “Shpresë për punësimin e të rinjve romë dhe egjiptianë” u finalizua me një panair.

Për mjeshtrit e Thuprës si Xhevahir Hysa, ruajtja e traditës së punimit të thuprës edhe nga të rinjtë është një pasuri për kulturën e qytetit.

“Tradita jonë tani është trashëguar nga gjyshërit tanë, e kemi marrë dhe kemi shumë dëshirë t’ua japim të rinjve, këta që kishim këto tre muaj kishin shumë zell, por me 3 muaj nuk u mjafton, u duhet kohë të paktën deri në 6 muaj që ata të dalin specialistë,” – u shpreh Xhevahir Hysa, mjeshtër i thuprës.

Anxhela Taho, drejtoresha e formimit profesional në Korçë tha se ky kurs ka qenë risi për ta dhe se punimet artizanale janë mundësi punësimi për të rinjtë që ishin pjesë e tij.

“Një risi që duam ta mbajmë në qendrën e formimit, që të mos mbetet thjesht një projekt që ta kthejmë në një kurs formimi profesional të mirëfilltë që t’u shërbejë jo vetëm anëtarëve të komunitetit rom e egjyptian, por edhe qytetarëve të tjerë të Korçës,” – tha Taho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026