Spitali i ri i Laçit, Rama: Nisin punë mjekë të rinj, do ketë rritje rrogash
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan këtë të hënë spitalin e ri të Laçit, të cilin e konsideruan një model për spitalet bashkiake në vend.
Kryeministri premtoi se do të rriten sërish rrogat e mjekëve dhe infermierëve ndërsa tha se uron që së shpejti të kenë lajm të mirë për pensionistët.
“Unë thjesht dëshiroj të falënderoj dhe miqtë e Kishës që ishin sot të pranishëm dhe i bënë bekim spitalit. Me atë rast mora dhe unë disa pika uji që shpresoj të më sjellin mbarësi. Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim. Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajm të mirë për pensionistët, edhe pse gjithmonë ndaj tyre do të jemi në borxh”, tha Rama.
Ai nënvizoi se në spitalin e Laçit nisin punë dhe mjekë të rinj dhe nuk ka vetëm largime.
“Jo të gjithë ikin, në spitalin e Laçit nisin punë mjekë të rinj. Unë shpresoj që të na votojnë më shumë në Laç. Ne kemi detyrim që t’u garantojmë shërbim, pavarësisht sesa na votojnë. Kemi punuar shumë për ta rilindur këtë zonë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë