Diskriminimi i shqiptarëve, Bislimi: Në Luginë shihet fytyra e vërtetë e Serbisë

5 Shtator 2022 | 16:20

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se çdo të drejtë që Serbia kërkon për qytetarët serbë në Kosovë, duhet të njëjtat t’i kenë shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe se do të insistojë në lidhje me këtë.

Sipas tij, në Luginën e Preshevës shihet fytyra e vërtetë e Serbisë, ku shqiptarët janë të diskriminuar.

Në lidhje me letrën e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Shcolz, Bislimi u shpreh në këtë periudhë kohore, kur s’ka zgjedhje të merren vendime të mëdha, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke.

Bislimi dhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci po qëndrojnë për vizitë në Luginën e Preshevës.

Ata u pritën nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili ka kërkuar që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përfshihet në marrëveshjen finale të dialogut Kosovë-Serbi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026