Lajçak, më 9 shtator në Kosovë dhe Serbi, konfirmon BE për Euronews Albania

5 Shtator 2022 | 21:03

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të jetë prezent në një vizitë të përbashkët në Kosovë dhe Serbi më 9 shtator.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për Euronews Albania, i cili sqaroi se qëllimi i vizitës është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialog.

Lajçak do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, tha Stano.

Ndërkohë zyrtari i lartë përshëndeti dhe mbështetjen franko-gjermane për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që u shfaq dhe në letrën e përbashkët të presidentit Macron dhe kancelarit Scholz drejtuar kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç.

Ai përgëzoi gjithashtu Lajçak dhe Borrell për përpjekjet e tyre në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë–Serbi me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Teksa po qëndron në veri të Kosovës, Bërnabiç është shprehur se nuk ka biseda për marrëveshje të dytë për normalizim, nëse nuk formohet Asosacioni.

Bërnabiç deklaroi se Kosova duhet të angazhohet më shumë në dialog, pasi sipas saj, Serbia mbetet e përkushtuar për një gjë të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026