‘Mos e banalizo debatin’, Godole përplaset me Bushatin për dosjet
Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole ka debatuar me analistin Andi Bushati në lidhje me ligjin e lustracionit, për dekomunistizimin në politikë.
Të ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Godole i ka kërkuar Bushatit që të mos e banalizojë çështjen e dosjeve.
Godole u shpreh se kjo ëshë diçka shumë serioze, pasi për 45 vite shoqëria shqiptare mbajti në këmbë një diktaturë.
“Të kam kërkuar me shumë mirësjellje të mos e banalizosh këtë gjë. Mos e banalizo çështjen e dosjeve, sepse jemi ajo shoqëri që kemi mbajtur një diktaturë në këmbë për 45 vite dhe do mbajmë edhe një diktaturë të re, për 45 vite ose më shumë’, deklaroi ajo.
Ndërsa, Bushati nënvizoi se çështja e dosjeve po bëhet për sulme politike.
“Ka hedhur budallai gurin në lumë. Thotë se doli një e-mail që unë do shpall spiun Ilir Metën. Unë jam për të denoncuar këtë gjë”, theksoi analisti Bushati.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim
- 09:07 Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes