Ndryshimet kushtetuese, Endri Shabani: Asnjëra palë nuk e do ndryshimin e sistemit

20 Korrik 2020 | 14:30

Tryeza e Këshillit Politik vijoi ditën e sotme diskutimet për propozimet për nismën e ndryshimeve kushtetuese, sa i përket Kodit zgjedhor për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Aktivisti i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha në Euronews Albania se, shoqëria shqiptare nuk përfiton asgjë nga ajo tryezë, duke shtuar se palët po bëjnë llogaritë për pazaret e tyre. Ai e cilësoi Ramën e Bashën si dy vëllezër siamezë, të cilët nuk i duan realisht ndryshimet kushtetuese.

 “ Nuk do surprizohesha fare që të gjitha këto takime nuk do prodhonin asgjë , se ashtu sikurse marrëveshja e 5 qershorit nuk prodhoi asgjë. Pra, Rama dhe Basha janë vëllezërit siamezë, të cilët bien dakord me njëri-tjetrin të mos ndryshojnë asgjë në këtë vend. Nuk ka ndonjë surprizë këtu. Është e qartë se shoqëria nuk përfiton asgjë, sepse shoqëria nuk është përfaqësuar. Ky është një debat pazar.”, tha ai.

Aktivisti tha se qytetarit shqiptar i duhet një sistem, i cili përfaqëson në mënyrë të drejtë votën e tij.

“Ne na duhet një sistem, i cili përfaqëson në mënyrë sa më të madhe të drejtën e votës së qytetarëve në mandate. Të dy nuk do ta ndryshojnë sistemin. Ata kanë ndërtuar një sistem.  Marrëveshja e 5 qershorit është një hiçgjë, është një pazar për të mos bërë asgjë. U ulën në tryezë dhe ranë dakord për të mos ndryshuar asgjë”, shtoi ai.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026