Ndryshimet në polici, Noka: Veliu u riemërua për të ndërhyrë në zgjedhjet e radhës

6 Shtator 2022 | 16:48

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, deklaroi sot se rikthimi i Ardi Veliut në strukturën e Policisë së Shtetit ka qëllim prekjen e zgjedhjeve të ardhshme nga mazhoranca.

Në një konferencë për mediat, Noka tha se Veliu do të përdorë policinë njëlloj si në zgjedhjet e kaluara.

“Partia demokratike paralajmëron se Ardi Veliu është rikthyer, jo për ta mbikëqyrur Policinë e Shtetit, por për t’u siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ai do të jetë dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e rilindjes në proces të tillë si dhe për të ruajtur lidhjet e vjetra të shtetit të Edi Ramës me krimin dhe bandat. Ardi Veliu e ka mbi vete damkën e rëndë të Elbasanit në zgjedhjet e shkuara. Jo vetëm peshën e vrasjes por edhe peshën e prishjes së provave në vendin e ngjarjes. Riqarkullimi i Veliut nuk është thjesht për kuadro të ndershëm në polici, por kjo është filozofia e kryeministrit e ministrit dhe e kësaj qeverie, sipas të cilëve monitorimi i policisë i lihet në dorë krimit të organizuar.”- tha Flamur Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026