‘Reforma në drejtësi të ecë përpara’, ambasadorja e BE-së takon kreun e SPAK

6 Shtator 2022 | 18:12

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann zhvilloi një takim këtë të martë me kreun e Strukturës së Posaçme (SPAK) Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Christiane Hohmann u shpreh se sundimi i ligjit është shtylla kurrizore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa shtoi se Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara.

Sipas saj, synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë.

Hohmann konfirmoi mbështetjen e bashkimit Evropian përballë këtyre sfidave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026