Ish-ministri serb: Deri më 31 dhjetor të formohet Asosacioni në Kosovë
Ish-ministri i Jashtëm serb, i cili drejton Partinë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç deklaroi se pa formimin e Asosacionit, nuk do të ketë marrëveshje me Kosovën.
Ai theksoi se duhet të caktohet një afat, 31 dhjetori i këtij viti dhe se nëse nuk krijohet Asosacioni, Serbia duhet ta shpallë procesin e Brukselit të pasuksesshëm dhe se për të ka përfunduar.
“Është pjesë e Rezolutës për Kosovën dhe Metohinë që Partia Popullore do t’ia propozojë Kuvendit të Serbisë”, tha Jeremiç.
Ai ka theksuar se Rezoluta angazhon Qeverinë që të mos ndërmarrë asnjë hap për të mundësuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në radhë të parë në OKB, shkruan Euronews Serbia.
Sipas Jeremiç, nëse nuk formohet Asosacioni, Lista Serbe duhet të largohet përfundimisht nga Qeveria e Kosovës.
Të njëjtën deklaratë, ka bërë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç duke kushtëzuar marrëveshjen Kosovë–Serbi me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.
Teksa ditën e djeshme qëndroi në veri të Kosovës, Bërnabiç është shprehur se nuk ka biseda për marrëveshje të dytë për normalizim, nëse nuk formohet Asosacioni.
LEXONI GJITHASHTU
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë