Çipa: Mes PL dhe PD raport konkurrimi, aksioni i opozitës në kohën e duhur
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike ka një raport konkurrimi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa theksoi se aksioni politik i opozitës është në kohën e duhur, pasi jemi pak para zgjedhjeve vendore.
“Mendoj se kalimi në aksionin politik të protestave duket se ka dy vlera, së pari një vlerë për gjendjen e opozitës dhe konkurrimit të brendshëm të saj dhe çështja tjetër përballja që ka të bëjë me përballjen e shumicës politike. Hedhja në aksionin politik të opozitës është në kohën e duhur, sepse jemi para zgjedhjeve elektorale. Mendoj se ekziston raporti i një konkurrimi të brendshëm mes PL dhe PD-së.”- u shpreh ai.
Çipa më tej nënvizoi se procesi i krizës së brendshme të PD-së po merr kohë më shumë se sa duhet ndërsa shtoi se ngërçi brenda kësaj partie nuk zgjidhet vetëm me një vendim gjykate.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit